Reperi i njohur shqiptar, G4shi, qëndroi pak ditë në Kosovë.
Kjo ngase ai ishte i pranishëm në festivalin “Sunny Hill”, teksa performoi para mijëra fansave shqiptarë disa nga projektet e tij.
28-vjeçari krijoi atmosferë të paharrueshme, ku në një moment u shfaq duke vallëzuar edhe me këngëtaren Dua Lipa.
Ndërkohë, pas mbarimit të koncertit, artisti nga Drenica është nisur për në Amerikë, për të vazhduar me angazhimet.
Ndër të tjerash, G4shi ashtu siç e kishte paralajmëruar, solli projektin e ri muzikor të titulluar “Never Forget”.
Kjo është hera e dytë që reperi është pjesëmarrës i festivalit “Sunny Hill”, të organizuar nga babai i Dua Lipës, Dukagjini. /Telegrafi/