Site icon Telegrafi

G-Class Brabus iu bashkua koleksionit shumëmilionësh të veturave të Ronaldos

Cristiano Ronaldo (Foto: Instagram/cristiano)

Javë më parë, koleksionit të jashtëzakonshëm të automjeteve të Cristiano Ronaldos iu shtua edhe një version i rrallë i Mercedes G-Class Brabus V12, të cilin ia dhuroi partnerja e tij, Georgina Rodriguez, për ditëlindjen e 35-të.

Automjeti i ri iu bashkua koleksionit që, ndër tjerash, përbëhet nga dy Bugatti, dy Lamborghini Aventador, Rolls Royce Cullinan, Chevy Camaro SS, Ferrari F12 TDF dhe McLaren Senna (dhe lista vazhdon).

Lexo po ashtu G-Class Brabus, dhurata e veçantë e Georginas për ditëlindjen e Ronaldos – çmimi, modeli, motori dhe fuqia

G-Class Brabusi i tij është pajisur me një motor V12 me vëllim prej 6.3 litrash që arrin të zhvillojë deri në 900 kuaj fuqi dhe ka moment rrotullimi prej 1.500 Nm.

Njëherësh, ky automjet është prodhuar vetëm në 10 kopje dhe kushton sa dyfishi i çmimit të raportuar më herët – pra ka vlerë rreth 613.570 euro.

Numri e veturave të superyllit të Juventusit është shumë më i madh, ndërsa disa prej modeleve që i posedon jua sjellim në imazhet e mëposhtme:

Lexo po ashtu Koleksioni i jashtëzakonshëm i veturave të Ronaldos, disa prej tyre kanë vlera milionëshe

Më poshtë është lista e disa prej veturave superluksoze të Cristiano Ronaldos dhe çmimet e tyre:

McLaren Senna – 950.000 dollarë (845.386 euro)

Bugatti Veyron – 2.5 milionë dollarë (2.23 milionë euro)

Bugatti Chiron – 2.8 milionë dollarë (2.5 milionë euro)

Rolls Royce Cullinan – 400.000 dollarë (356.630 euro)

Lamborghini Aventador – 365.000 dollarë (325.420 euro)

Ferrari F12 TDF – 415.000 dollarë (370.000 euro)

Mercedes-AMG GLE 63S – 170.000 dollarë (151.570 euro)

Mercedes S65 AMG Coupe – 275.000 dollarë (245.190 euro)

Chevrolet Camaro Cabriolet – 50.000 dollarë (44.580 euro)

Porsche GT3 RS – 225.000 dollarë (200.630 euro)

Ferrari 599 GTB Fiorano – 180.000 dollarë (160.510 euro)

Range Rover Sport SVR – 150.000 dollarë (133.760 euro)

Ferrari 599 GTO – 360.000 dollarë (321.010 euro)

Rolls Royce Phantom – 470.000 dollarë (419.100 euro)

McLaren MP4-12C – 225.000 dollarë (200.630 euro)

Lamborghini Aventador  (tjetër) – 365.000 dollarë (325.420 euro)

Bentley Continental GTC – 235.000 dollarë (209.550 euro)

Bentley Continental GT Speed – 250.000 dollarë (222.920 euro)

Bugatti La Voiture Noire – 18.5 milionë dollarë (16.5 milionë euro)

Mercedes G-Class Brabus V12 – 670.000 dollarë (613.570 euro)

/Telegrafi/

Exit mobile version