G Bani dhe Gjesti kanë thyer një nga rregullat më të rrepta të Big Brother VIP Albania, duke hyrë së bashku në tualet dhe duke mbyllur derën.
Ky veprim mund t’u kushtojë shtrenjtë dy konkurrentëve, pasi në edicionet e kaluara të spektaklit janë marrë masa të ashpra për raste të ngjashme.
Të gjithë banorët e shtëpisë së famshme janë të vetëdijshëm për rregullin që ndalon dy persona të hyjnë njëkohësisht në tualet, për të ruajtur transparencën dhe për të shmangur biseda të fshehta larg syrit të kamerave.
Pavarësisht kësaj, G Bani dhe Gjesti duket se e kanë shkelur këtë kufizim, duke rrezikuar një penalitet nga produksioni.
Në të kaluarën, raste të ngjashme kanë sjellë eleminime direkte ose nominime automatike, si një formë ndëshkimi për shkeljen e rregullave të formatit.
Tani mbetet për t’u parë nëse produksioni do të marrë masa kundër dy banorëve apo nëse do t’ua kalojë me një paralajmërim.
Ky incident ka ngjallur diskutime të shumta edhe mes ndjekësve të spektaklit, të cilët janë në pritje të reagimit zyrtar nga Vëllai i Madh. A do të ketë një vendim drastik? Apo do t’iu falet kjo shkelje G Banit dhe Gjestit? Kjo pritet të zbulohet në spektaklin e radhës. /Telegrafi/