Barcelona nuk ka arritur ta mbrojë rezultatin nga ndeshja e parë (3-0), duke pësuar në ndeshjen e dytë 4-0.
Rezultat që e dërgoi në finale Liverpoolin.
U mendua se ky ishte viti i tripletës për Barcelonën, por Divock Origi dhe Georginio Wijnaldum shënuan nga dy herë për t’i gjunjëzuar.
Pas ndeshjes më i mërzituri ishte natyrisht kapiteni Lionel Messi.
Por fytyra të ngrysura u panë edhe nga Arturo Vidal, Sergio Bosquets e të tjerët.
Barcelona nuk arrin në finale aspak katër vitesh. /Telegrafi/