Përdoruesit e mediave sociale “me sy shqiponje” kanë parë një fytyrë njerëzore që fshihet në pjesën e pasme të një makine tepër të ndotur.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që u shpërndanë në internet nga një punëtor garazhi pasi ai refuzoi të kryejë pastrimin e saj.
Sam Burrows, nga Clwyd, Uells, ndau fotografitë në Facebook.
Ndërsa dhjetëra shokë të tij dhe kolegëve të tij ndanë neveritë e tyre dhe historitë e tjera të tmerrit.
Makina e kuqe ishte e mbushur me duhan, mbështjellës të zbrazët të veshur me fëlliqësi, rroba të ndyra dhe gjëra të vjetra.
Por një person vuri re atë që dukej se ishte një fytyrë njerëzore “e varrosur” nën qeset e mbeturinave në pjesën e pasme. /Telegrafi/