Otto Wallin mbeti me një hundë të thyer pas humbjes së tij brutale ndaj Anthony Joshua.
Britaniku dominoi kundër suedezit përpara se këndi i këtij të fundit ta tërhiqte atë në fund të raundit të pestë.
Joshua kishte tronditur Wallin me një goditje me të djathtë që u pasua nga një goditje e majtë, ndërsa hunda e kundërshtarit të tij ishte thyer.
Gjaku filloi të rridhte nga ajo që dukej si një prerje në të dhe raportohet se 33-vjeçarit i është thyer hunda.
Mjekët më pas u vunë re duke u përpjekur të trajtonin fytyrën e luftëtarit, me një prerje tjetër të madhe që u shfaq nën syrin e djathtë të ënjtur të Wallin.
Ndërkohë që ai mbeti duke i kujdesur për plagët e tij, Joshua po priste që të niste raundin e gjashtë, mirëpo trajneri i suedezit vendosi se ata kanë parë mjaftë. /Telegrafi/