Telegrafi

Fytyra e Henry bëhet virale kur dëgjon nga Richards se Benzema është tashmë në të njëjtin nivel me Kane

Karim Benzema ishte heroi i kualifikimit të Real Madridit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj PSG, duke shënuar het-trik.

Dhe kjo nuk është paraqitja e tij e parë e madhe. Mirëpo, për Micah Richards, ish-futbollist dhe tani analist i ‘CBS Sports’, i është dashur pak kohë që të bindet për nivelin e francezit.

Në fakt, deklarata e tij e habiti tej mase një legjendë të futbollit që ishte i ulur me të në panel si Thierry Henry .


Biseda mes dyshes:

Richards: “Tani [Benzema] më ka bindur”.

Henry: “Vetëm tani?”.

Richards: “Kohët e fundit, në gjashtë muajt e fundit… Jam i bindur se ai është aty lart me Harry Kane dhe Robert Lewandowski.”

Henry: “Uau. Vetëm sonte?”

Richards: “Gjashtë muajt e fundit”.


Të kujtojmë që Karim Benzema mbërriti në Real Madrid në verën e vitit 2009 nga Olympique Lyon, dhe që atëherë ai ka luajtur 592 ndeshje për klubin, duke kontribuar me 309 gola dhe 156 asistime në këtë periudhë.

Lexo po ashtu Legjenda Karim Benzema: Kalon 308 golat e Di Stefanos te Real Madridi dhe 66 të Raulit në Ligën e Kampionëve

Ai ka fituar absolutisht gjithçka në “Santiago Bernabeu”; 3 herë La Ligan, 2 Kupa të Mbretit dhe 4 tituj të Ligës së Kampionëve./Telegrafi/