Fjolla Morina shumë shpejt pritet të publikojë projektin e saj më të ri muzikor,këngën dhe klipin “Vet ke mbet” e cila trajton një temë nga jeta e saj personale.
Ndërkohë ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit e saj imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.
Një nga gjërat që këngëtares i pëlqen të bëjë më së shumti, është edhe kujdesi për veten në klinikat e ndryshme estetike.
Së fundmi, ajo ka publikuar në lnstagram Story disa fotografi, përmes së cilave ka treguar se ka bërë një nga tretmanet më të shtrenjta në fytyrën e saj, atë të lyerjes së lëkurës me gjak.
Në shikim të parë, imazhet duken frikësuese për fansat në Instagram, gjersa më pas në vetëm pak sekonda kuptohet se gjithçka është një maskë fytyre.
Përndryshe të njëjtën metodë përdorin shumë prej këngëtareve të njohura shqiptare. /Telegrafi/