Telegrafi

Fytyra e Carlos Takam pas meçit ndaj Joshuas (Foto)

Anthony Joshua fitoi me nokaut teknik ndaj Carlos Takam.

E gjitha kjo ndodhi në rundin e 10-të Me këtë rast britaniku ka mbrojtur dy titujt IBF dhe WBA në pesha të rënda.

Lexo po ashtu Të gjitha lajemt rreth meçit mes Joshuas dhe Takam (Foto/Video)

Joshua dominoi gjatë gjithë takimit, 28-vjeçari i dha disa goditje të forta francezit me prejardhje nga Kameruni dhe kështu i shkaktoi disa lëndime në fytyrë.

36-vjeçari pavarësisht se ishte i përgjakur vazhdoi deri sa gjyqtari ndali luftën.

Dominimi i Joshuas mund të shikohet më së miri në fytyrën e Kaman, kurse ajo e Anthony dukej me lëndime shumë të vogla.

Lëndimi i vetëm i Joshuas ishte në hundë, ndërsa më poshtë keni fotografitë. /Telegrafi/

Carlos Takam i përgjakur nga lëndimet në vetull. Foto: Getty Images

Fytyra e Joshuas pas meçit.  Foto: Getty Images