Anthony Joshua fitoi me nokaut teknik ndaj Carlos Takam.
E gjitha kjo ndodhi në rundin e 10-të Me këtë rast britaniku ka mbrojtur dy titujt IBF dhe WBA në pesha të rënda.
Joshua dominoi gjatë gjithë takimit, 28-vjeçari i dha disa goditje të forta francezit me prejardhje nga Kameruni dhe kështu i shkaktoi disa lëndime në fytyrë.
36-vjeçari pavarësisht se ishte i përgjakur vazhdoi deri sa gjyqtari ndali luftën.
Dominimi i Joshuas mund të shikohet më së miri në fytyrën e Kaman, kurse ajo e Anthony dukej me lëndime shumë të vogla.
Lëndimi i vetëm i Joshuas ishte në hundë, ndërsa më poshtë keni fotografitë. /Telegrafi/