Site icon Telegrafi

Fyerje në emër të kryeshefit të PTK-së, Sejdi Hoxha

Dikush ka hapur një llogari në adresë të kryeshefit ekzekutiv të PTK-së, Sejdi Hoxha dhe në emër tij ka sharë miqtë që ai ka pasur në Facebook.

Për këtë veprim drejtori i PTK-së, Sejdi Hoxha, ka njoftuar Policinë e Kosovës dhe organet tjera të cilat po merren më këtë rast.

Përmes adresës zyrtare, Hoxha ka shprehur keqardhje dhe u ka kërkuar falje atyre që pa dijeninë e tij janë ndjerë keq.

Ja reagimi i plotë dhe origjinal i Hoxhës:

Ju njoftoj se para disa ditesh eshte hapur nje llogari e falsifikuar ne facebook, me emrin tim, permes se ciles eshte bere perpjekje te denigrohet imazhi dhe personaliteti im, te fyhen miqte e mi dhe koleget e mi te punes etj.

Policia e Kosoves dhe organet tjera te drejtesise janë te njoftuara me kohe dhe pres qe kriminelet qe kane bere nje veper te tillë te kapen sa me shpejt. Ju beje thirrje te gjitheve, poscerisht mediave, qe te mos bien pre e ketij falsifikimi qe me ka shqetesuar jo vetem mua por edhe miq dhe familjar te mi.

Meqenese ne listen e miqve te mi ne facebook kam edhe shume gazetare, ju beje thirrje qe ne asnje menyre te mos ju sherbejn qellimeve te uleta te personave anonim duke publikuar postime, mesazhe te falsifikuara nga llogaria e rrejshme qe mban emrin tim.

Ju falenderoi per mirekuptim!(sic)

Exit mobile version