Telegrafi

Fyen policët, arrestohet një femër në Fushë Kosovë

Foto: Ilustrim

Një femër është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi që e njëjta pengoi zyrtarët policor në kryerjen e detyrës.

“ Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ka fyer dhe penguar zyrtarët policor derisa ishin në kryerje të detyrës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe i njëjti ka urdhëruar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/