Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar të dyshuarin mashkull, pasi i njëjti në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër i cili gjendet në arrati, kanë përdoruar fjalë fyese pranë lapidarit të Dëshmorëve të Kombit.
Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në fshatin Luzhnicë të Suharekës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.