Site icon Telegrafi

Futuristi kryesor në Google: Nga viti 2029 do të mund të jemi të pavdekshëm!

Ray Kurzweil, flet se si ai e sheh të ardhmen, shkruan Business Insider. Kurzweil, pjesë e gjigantit Google, është një nga mbështetësit më të mëdhenj të konceptit të singularitetit, përmes së cilës njerëzit, me ndihmën e teknologjisë, në teori mund të jetojnë përgjithmonë. Sipas kësaj teorie, vetja mentale mund të bartet në mediat jobiologjike, siç janë çipat apo disqet. Në këtë mënyrë, vetëdija njerëzore do të jetë, të paktën në teori, e ruajtur pas shpërbërjes së trupit të njeriut, transmeton Telegrafi.

Besohet se pikë të tillë të zhvillimit teknologjik njerëzimi do ta arrijë më 2045.

“Inteligjenca jobiologjike që do të krijohet gjatë këtij viti do të arrijë nivelin një miliard herë më të fuqishëm se të gjitha inteligjencat njerëzore deri sot”, ka thënë ai, duke shtuar se procesi i pavdekësisë do të nis më herët se më 2045.

“Besoj se deri më 2029, përmes teknologjisë mjekësore do t’ju mundësohet njerëzve një vit më shumë në jetëgjatësi – për çdo vit. Me këtë nuk mendoj në jetëgjatësinë në lindje, por për pjesën tjetër të mbetur”, shpjegon ai.

Ky futurist beson se deri atëherë nano-kompjuterët do të jenë në gjendje për të marrë nën kontroll sistemin tonë imunitar për të sanuar probleme, për të mbyllur plagët, për të lidhur trurin me të tjerët për shpërndarjen e informatave. /Telegrafi/

Exit mobile version