E ardhmja fillon tani për fansat izolues të Dua Lipës, pasi ylli publikoi albumin e saj të ri një javë më herët.
“Future Nostalgia”, që përmban tekste të shkruara nga Tove Lo dhe producenti i Madonnas, Stuart Price, u soll përpara zbulimit të datës zyrtare.
Shqyrtimet e hershme kanë qenë mjaft pozitive, përfshirë këtu kritikët që e quajnë albumin tejet ‘të shkëlqyeshëm’.
Momentalisht është albumi më i vlerësuar i vitit 2020 në faqen e ‘Metacritic’, me një rezultat mesatar prej 92.
NME ka dhënë një rezultat të lartë, duke e cilësuar albumin ‘perfeksion i fuqishëm nga një yll që nuk ka frikë të flasë mendjen e saj’.
The Guardian e përshkroi këngëtaren britaniko-kosovare si ‘një vizionare të vërtetë të muzikës pop’.
Pitchfork pëlqeu tingullin e tyre muzikor, gjersa e krahasoi atë me një nga emrat më të mëdhenj të pop-it.
Revista Rolling Stone gjithashtu deklaroi se ‘këngët për të bërë parti gjatë këtij izolimi janë këtu’.
Albumi i titulluar “Future Nostalgia” e që në shqip do të thotë “Nostalgjia e së ardhmes”, ka të përfshira 11 këngë.
Tre nga këngët e këtij albumi deri më tani janë realizuar edhe me klipe: “Don’t start now”, “Physical” dhe “Break my heart”. /Telegrafi/