Site icon Telegrafi

“Future Nostalgia” i Dua Lipës renditet në vendin e tretë në Billboard 200

Dua Lipa (Foto: Instagram)

Këngëtarja shqiptare me famë internacionale, Dua Lipa, më 27 mars të vitit të kaluar solli albumin e dytë në karrierë të quajtur “Future Nostalgia”.

Ky album, i cili e paraqet artisten në stil të viteve të ’80, u prit shumë mirë nga fansat e audienca mbarëbotërore.

Ai tashmë ka zënë vend të madh në çdo tabelë që ka të bëjë me muzikën, e po vazhdon të jetë më i transmetuari në Spotify.

25 vjeçarja tregoi se është renditur i treti në Billboard 200 dhe po vazhdon të jetë për pesë javë radhazi në platformën e njohur muzikore, Spotify.

“Future Nostalgia është renditur i treti në tabelën e Billboard 200. Është mirë të dihet se gjithmonë ka vend për rritje. Mirënjohëse për çdo përvojë që ky album më ka sjell këtë vit, mirënjohëse që po ju bën akoma të kërceni. Unë do të qajë. Java e pestë radhazi në numrin një në Spotify. Çfarë po ndodhë?”, ka shkruar Lipa në njoftimin e bërë në Instagram.

Lexo po ashtu Dua Lipa sërish bashkëpunon me kompaninë “Yves Saint Laurent Beauty”

Albumi i dytë i yllit shqiptar cilësohet si një koleksion i këngëve të zhanrit pop-funk të sofistikuar, të frymëzuara nga Kylie Minogue.

Dua në anën tjetër njoftoi se është duke bashkëpunuar sërish me markën ‘YSL Beauty’. /Telegrafi/

Exit mobile version