Sukseset përgjatë kësaj kohe duket se nuk kanë të ndalur për artisten shqiptare me renome botërore, Dua Lipën.
Këngëtarja, e cila në mes të një pandemie solli albumin e dytë “Future Nostalgia”, po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas një viti.
I njëjti projekt u prit shumë mirë nga publiku dhe deri më tani ka thyer çdo rekord botëror.
Se ka shënuar një tjetër sukses këtë e ka dëshmuar faqja ‘dlipanews’ që njëherësh shfaq të rejat e 25 vjeçares në jetë e karrierë.
“Future Nostalgia nga Dua Lipa është tashmë albumi më i transmetuar i lansuar në 2020 në platformën Spotify me 4.7 miliardë transmetime. Renditet si albumi i 23-të më i transmetuar në histori në Spotify”, thuhet në njoftim.
Këtë e ka ndarë me ndjekësit edhe vet këngëtarja duke treguar se është shumë e lumtur për arritjen.
“Future Nostalgia” i artistes shqiptare po ashtu është albumi më i madh i vitit 2021 në Mbretërinë e Bashkuar, sipas të dhënave të kompanisë zyrtare Charts.
Ky album i cili është në shitje nga kompania e prodhimit “Warner Records” përfundoi tremujorin e parë të vitit 2021 me një shitje prej 68,926 kopje (54,624 prej tyre nga shërbimet e transmetimit online).
Janë shitur deri më tani edhe 333,968 kopje (234,111 prej tyre nga shërbimet e transmetimit online). /Telegrafi/