Një burrë 62-vjeç është arrestuar nga policia, pasi shtypi çiklistët në një udhëkryq në jugperëndim të Kinës.
Tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore, si dhe tri vetura tjera janë shkatërruar në aksidentin e shkaktuar, transmeton Telegrafi.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin, kur vetura e bardhë në udhëkryq në qytetin kinez Chengdu futet në mes të turmës të cilët i shtyp.
Edhe pse ishin disa policë në vendin e ngjarjes, ata nuk arritën ta ndalin shoferin e Mitsubishit. Megjithatë, ata e arrestuan kur e ndali veturën dhe e identifikuan si Yao nga qyteti Suining.
Ende nuk dihen motivet e këtij sulmi brutal me veturë, edhe pse policia ka njoftuar se sulmuesi shumë shpejt pritet të paraqitet në gjykatë, ku rrezikon t’i shqiptohet dënimi prej disa vitesh burgim. /Telegrafi/