Kur kishte parë se shtëpia e saj ishte përfshirë nga zjarri, brenda së cilës gjendeshin katër fëmijët e saj, një nënë ishte futur brenda saj.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Kristina Stratton, një nënë e pesë fëmijëve e cila kishte dalë me vajzën e saj kur zjarri kishte shpërthye në shtëpinë e saj në Bakersfield të Kalifornisë.
Siç bëhet e ditur, fëmijët, nga 7 deri në 18 vjeç, kishin shpëtuar duke kërcyer nga kati i dytë. Por zjarrfikësit kishin gjetur se gruaja kishte mbetur e vdekur brenda shtëpisë.
“Ajo e donte Perëndinë, e donte familjen e saj, i donte fëmijët e saj, e donte jetën dhe donte të ishte këtu në Bakersfield”, tha Pastor Angelo Frazier i Kishës Komunitare të RiverLakes, një mik i familjes.
Siç raportojnë mediat, fëmijët pësuan probleme të vogla të frymëmarrjes, shkaku i tymit. Gjithashtu bëhet e ditur se babai i tyre, burri i Stratton, vdiq nga kanceri katër vjet më parë. /Telegrafi/