Site icon Telegrafi

Futet në restorant dhe porosit biftek një kilogramësh, largohet pa paguar – gjysmën e hanë e pjesën tjetër e merr me vete (Video)

Menxhamenti i një restoranti në Kaliforni të SHBA-ve, ka publikuar një video ku shihet një klient i cili vjedh shujtën e shtrenjtë që e kishte porositur për ta ngrënë.

Ky burrë ishte futur në restorant dhe i kishte thënë kamerieres se është duke pritur disa miq që t’i bashkohen. Megjithatë, pas gjysmë ore porositi një biftek prej gjysmë kilogrami dhe specialitete tjera, transmeton Telegrafi.

Në video shihet gjysmën e ha në lokal e pjesën tjetër e merr me vete, pasi e mbështolli me folje dhe u largua sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Ai vazhdimisht shikonte përreth sikur ta dinte se dikush do ta shihte, megjithatë në fund vendosi të largohet nga restoranti pa paguar ushqimin e porositur.

Por, nuk kishte llogaritur se në lokal janë vendosur kamerat e sigurisë, kurse pamjet e këtij momenti të turpshëm janë publikuar në Facebook, nga kamerierja Christina Ingram. /Telegrafi/

Exit mobile version