Telegrafi

Futet në market për ta vrarë gruan që i punonte në arkë, brazilianit nuk i shkrep revolja jo njëherë – por katër herë

Një ngjarje e pazakontë është zhvilluar pranë arkës së një marketi në Itakotiar të Brazilit, ku Etiemerson de Suza Moura, 31-vjeç deshi ta vrasë bashkëshorten e tij.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur disa persona shihen duke bërë “shoping”, para se braziliani të nxirrte revolen dhe t’ia drejtonte në kokë arkëtares, që raportohet të jetë gruaja e tij, transmeton Telegrafi.

Vetëm për pak sekonda katër herë deshi të shkrep plumba, por revolja për fat të mirë nuk i punoi dhe nga tyta e saj nuk doli as edhe një plumb.

Megjithatë duke parë se po i rrezikohej jeta, një grua në tentimin e pestë të sulmuesit e kapi burrin i cili gjatë “orvatjes” shkrepi një plumb por që fluturoi në tavan.

Në fund nga mllefi që nuk ia arriti qëllimit, e goditi me grusht në kokë. Por, reagimi i shpejtë i policisë bëri që Suza Moura të përfundojë në pranga nën akuzën për tentim vrasje. /Telegrafi/