Telegrafi

Futet në katedrale duke mbajtur me vete benzinë dhe ndezës, arrestohet burri në Nju Jork

Vetëm pak ditë pasi flakët shkatërruan katedralen Notre Dame në Paris, një burrë u arrestua pasi hyri në katedralen e Shën Patrikut në Nju Jork.

Dhe arsyeja e arrestimit, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ishte sepse ai me vete, përveçse dy bidonëve me benzinë, kishte edhe një ndezës.

Sipas Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, 37-vjeçari i paidentifikuar nga Nju Xhersi kishte dalë nga një kombi i vogël jashtë katedrales në Avenue Fifth në Manhatan, shkoi rreth zonës, pastaj u kthye në automjetin e tij në orën 7.55 dhe mori lëngun benzinë dhe ndezësin.

“Ndërsa hyn në katedrale, ai është përballur me një oficer të sigurisë të katedrales i cili e pyet se ku po shkon dhe e njofton se ai nuk mund të vazhdojë në katedrale duke mbajtur këto gjëra”, ka thënë zëvendësdrejtori i NYPD, komisioner i inteligjencës dhe kundër-terrorizmit, John Miller.

Personi i sigurimit pastaj ka njoftuar oficerët e Byrosë kundër terrorizmit të cilët ishin duke qëndruar jashtë.

Bëhet e ditur se pas marrjes në pyetje, ai është arrestuar. /Telegrafi/