Kamerat e sigurisë të instaluara brenda dhomave të një shtëpie private në Devon të Anglisë, kanë kapur momentin kur një grua 87-vjeçe e palëvizshme vetëm vëzhgonte hajnin që futet gjatë natës në pronë, dhe ajo nuk mund të fliste e as lëvizte për të kërkuar ndihmë.
Viktima e moshuar ishte e pafuqishme, kur 40-vjeçari Dean Lennox e zgjoi kur u fut në dhomën e saj nga dera e tarracës, transmeton Telegrafi.
Lennox kishte vjedhur unaza, para të thata (kesh) në vlerë prej 90 funte, madje edhe portofolin e bashkëshortit të saj të ndjerë – duke mos mundur të bëjë asgjë që të parandalonte këtë.
Por ishin kamerat e sigurisë dhe alarmi i aktivizuar që alarmoi familjarët e saj dhe hajni u largu me shpejtësi.
Megjithatë, disa orë më vonë policia ka arritur ta arrestoj dhe t’ia marrë gjësendet me vlerë që i kishte vjedhur. /Telegrafi/