Telegrafi

Futet me kafaz në ujë për t’i fotografuar peshkaqenët më të rrezikshëm – madje shpesh rrezikon jetën për një imazh të “përkryer”

Për të realizuar një fotografi të “përkryer” nevojitet mund, pasion si dhe durim, e për ta dokumentuar këtë e dëshmon një fotograf i lindur në Londër por që jeton në Kaliforni, i cili rrezikon jetën e tij për të shkrepur diçka të bukur.

Euan Rannachan shumicën e kohës e kalon me peshkaqenët e bardhë, që konsiderohen si më të rrezikshmit të cilët i fotografon në gjirin e Meksikës, transmeton Telegrafi.

34-vjeçari shpesh rrezikon jetën vetëm dhe vetëm që të realizojë fotografi sa më të mira, madje me raste kur futet në kafazet nën ujë e nxjerr kokën jashtë që t’i afrohet sa më shumë peshkaqenëve gjigant me dhëmbë shumë të mprehtë.

“Nuk ka asgjë në botë që më pëlqen më shumë sesa të fotografoj peshkaqenët e bardhë në ujë. Ata janë shumë të rrezikshëm, por ky fakt për asnjë moment nuk më ka frikësuar apo më ka bërë të mendoj që të heq dorë nga ky pasion”, ka deklaruar Rannachan. /Telegrafi/