Një fotograf ka arritur që të shkrep fotografi interesante nën ujë të peshkaqenit të bardhë gjigant, i cili shihet se si i ishte vërsulur.
Kane Overall, 32-vjeç nuk kishte hezituar të futet në kafaz për ta fotografuar peshkaqenin gjigant në ishujt Neptune në Australi, transmeton Telegrafi.
Peshkaqeni mbi tri metra i gjatë, shihet se si kishte hapur gojën duke ekspozuar kështu dhëmbët e mprehtë, derisa nga kafazi i metaltë fotografi Overall shkrepte imazhe të ndryshme.
“Kur u thash se do të zhytem, të gjithë që ishin në anije filluan të më duartrokasin e dija se do të jetë e frikshme. Në një moment ai tentoi të na sulmojë, por për fat të mirë ishte kafazi që na mbrojti”, ka deklaruar Overall.
Ishujt Neptune njihet si destinacion i preferuar i të gjithë atyre turistëve që kanë dëshirë nga afër t’i shohin peshkaqenët gjigant. /Terlegrafi/