Telegrafi

Futen në sallonin e motoçikletave në Indiana, hajnat largohen me katër Harley Davidson që kapin vlerën e 100 mijë dollarëve

Policia në Indiana të SHBA-ve është vënë në kërkim të dyshuarve për vjedhje, që arritën të vjedhin katër motoçikleta që kapin vlerën e afro 100 mijë dollarëve.

Bëhet fjalë për një sallon të motoçikletave Harley-Davidson, ku hajnat arritën të largohen nga dera kryesore e sallonit, transmeton Telegrafi.

Vjedhja është raportuar gjatë 17 marsit nga përfaqësuesi i markës së njohur të motoçikletës në Kokomo, që gjendet rreth një orë larg Indianapolis.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur katër të dyshuar futen në “showroom”, dhe krejtësisht të relaksuar ndezin motoçikletat dhe largohen nga dera kryesore sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe. /Telegrafi/