Site icon Telegrafi

Futen në restorant të armatosur deri në dhëmbë dhe fillojnë të vrasin mysafirët (Video, +18)

Burra të armatosur me pushkë automatike, janë futur në një restorant dhe kanë qëlluar për vdekje pesë persona.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur derisa mysafirë po qeshnin derisa po qëndronin ulur në një restorant meksikan, dhe në një moment gjithçka fillon të dridhet nga breshëria e plumbave, transmeton Telegrafi.

Me të kuptuar se janë duke u sulmuar, mysafirët futen nën tavolina ndërsa dy burra të armatosur me pushkë automatike fillojnë të gjuajnë në drejtim të tavolinave dhe karrigeve.

Policia ka njoftuar se pesë persona janë vrarë, kurse gjashtë tjerë janë plagosur në masakrën që ndodhi në qytetin Irapuato në Meksikë.

Njëri nga burrat fillimisht fillon të gjuaj në drejtim të mysafirëve nga afër, derisa tjetri afrohet pas tij për të inspektuar “punën” e tij dhe për t’u siguruar që askush nuk ka shpëtuar. /Telegrafi/

Exit mobile version