Telegrafi

Futbollisti shqiptar e fiton Ligën e Kampionëve U-19 (Video)

Skuadra austriake, Red Bull Salzburg është shpallur kampion në Ligën e Kampionëve për grupmoshat U-19.

Red Bull Salzburg, skuadra ku luan edhe futbollisti shqiptar, Mërgim Berisha ka arritur të fitoj kurorën e Ligës së Kampionëve për moshat U-19.

Lexo po ashtu Një shqiptar në finalen e Ligës së Kampionëve për të rinj pasi eliminoi Barcelonën (Foto/Video)

Megjithatë, skuadra austriake ka arritur të fitojë me vështirësi nga klubit të njohur portugez, Benficës me rezultat 2-1, transmeton Telegrafi.

Vlen të theksohet se sulmuesi nga Kosova ka luajtur për gjatë 90 minutave, dhe ky titull do të jetë shumë i veçantë për të.

Pamje nga festa e skuadrës U-19 të Red Bull Salzburg

Berisha gjithashtu në këtë garë ka arritur të shënoi plot shtatë gola duke u radhitur i treti në listën përgjithshme të golashënuesve. /Telegrafi/