Skuadra austriake, Red Bull Salzburg është shpallur kampion në Ligën e Kampionëve për grupmoshat U-19.
Red Bull Salzburg, skuadra ku luan edhe futbollisti shqiptar, Mërgim Berisha ka arritur të fitoj kurorën e Ligës së Kampionëve për moshat U-19.
Megjithatë, skuadra austriake ka arritur të fitojë me vështirësi nga klubit të njohur portugez, Benficës me rezultat 2-1, transmeton Telegrafi.
Vlen të theksohet se sulmuesi nga Kosova ka luajtur për gjatë 90 minutave, dhe ky titull do të jetë shumë i veçantë për të.
Berisha gjithashtu në këtë garë ka arritur të shënoi plot shtatë gola duke u radhitur i treti në listën përgjithshme të golashënuesve. /Telegrafi/