Telegrafi

Futbollisti që e rrëzoi pa dashje gazetaren simpatike derisa po raportonte live, i kërkon asaj falje – edhe takim (Foto/Video)

Gazetarja sportive Laura Rutledge, që punon në rrjetin e ESPN që këto ditë e rrëzua për tokë dy sportistë derisa po raportonte live gjatë një ndeshje futbolli amerikan, ishte bërë sensacion.

Por, njëri nga sportistët që e kishte rrëzuar gjatë ndeshjes ia ka rrëmbyer vëmendjen me një veprim që e ka bërë – ai në shenjë kërkim falje për rrëzimin i kërkoi ta “qeras” me një darkë, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për futbollistin Prather Hudson i cili i kërkoi falje publikisht ish-Miss Floridës, që njihet për komentimet unike gjatë aktiviteteve sportive.

Lexo po ashtu Gazetarja po raportonte live gjatë ndeshjes së futbollit amerikan, dy lojtarë pa dashje e përplasin për tokë (Video)

“Më vjen shumë keq që të kam rrëzuar, por mund të vijë të të marr në orë shtatë”, ka shkruar Hudson në profilin e tij në Twitter.

Por, përgjigja e biondes që është e martuar me agjentin e bejsbollit Josh Rutlege, i është përgjigjur thjesht – duke i dërguar një emoji duke qeshur. /Telegrafi/