Site icon Telegrafi

Futbollisti i PSG-së, Krasniqi i bashkohet Teutës

Teuta është duket vlerësuar repartet që kanë shfaqur më shumë probleme deri tani në kampionat.

Ajo që bie në sy është mbrojtja, ku durrsakët kanë vendosur të bëjnë lëvizjet e radhës për të përforcuar këtë repart në afatin kalimtar të janarit.

Së fundmi, mësohet se nën urdhrat e trajnerit Gugash Magani është vënë një lojtar 20-vjeçar.

Mësohet se në Durrës për provë ka zbritur Ardian Krasniqi, i cili luan si mbrojtës i djathtë. Më parë ai ka qenë pjesë e ekipit U-19 të PSG-së, ku ka lujatur katër takime në UEFA Youth League dhe ka shënuar një gol.

Telenti 20-vjeçar ka veshur dhe fanellën e Kombëtares shqiptare, me të cilët ka luajtur pesë takimet dhe ka shënuar një gol.

Krasniqi do të jetë në provë te Teuta dhe do të jetë trajneri Magani që do të marrë një vendim përfundimtar, gjithmonë nëse gjakovari kalon provën me sukses. /360grade/

Exit mobile version