Site icon Telegrafi

Futbollisti i Prishtinës, Agon Xhaka, debuton me Baselin

30 .08.2017 Basel ,Schweiz. Fussball Herren Super League Saison 2017/2018 Testspiel FC Basel - FC Wohlen Bild zeigt Neuzugang Agon Xhaka (FC Basel) mitte Aktion (c) Anton Geisser

Agon Xhaka është djali i axhës së Granitit dhe Tualantit, yjeve të mëdha të futbollit shqiptar.

Agoni është pjesë e Prishtinës tash e një kohë, ndërsa me rekomandimin e Granitit ka shkuar në Basel, ku edhe ka debutuar me ekipin e parë.

Xhaka ka luajtur për 20 minuta, në fitoren e Baselit kundër Wohlen 6:1.

Në tribuna ishte dhe babi i Granitit dhe Taulantit, axha i Agoni, Ragipi, i cili e pa nga afër takimin.

30.08.2017 FCB Campus Basel , SCHWEIZ , Saison 2017/2018 Herren Fussball Freundschaftsspiel FC Basel – FC Wohlen Igor Tadic (li,FC Wohlen) gegen Agon Xhaka (FC Basel)
(c) Foto Manuel Geisser

Përshtypjet e para janë shumë të mira për lojtarin e Përfaqësueses së Kosovës U-21.

Në ditët në vijim mund të ketë më shumë të dhënë, pse jo që lojtari të nënshkruajë për klubin.  /Telegrafi/

Exit mobile version