Kombëtarja shqiptare po vazhdon përgatitjet për evropianin e futbollit “France 2016”.
Megjithëse janë t]ë detyrueshme që në gjatë stërvitjeve të vishen fanella me sponsor të kombëtares, kjo nuk vlen për qendër-mbrojtësin Mergim Mavraj.
Ky i fundit ka refuzuar të veshë një fanellë të kombëtares për shkak të hapësirës reklamuese që ka në fanellë Birra Peja, transmeton Telegrafi.
Shkaku i kësaj kuqezinjtë janë detyruar ti bëjnë një fanellë ku nuk figuron emri i kësaj pije alkoolike.
Kujtojmë se Mavraj është praktikues i religjionit islam. /Telegrafi/