Site icon Telegrafi

Futbollisti i Kosovë fiton titullin e kampionit (Foto/Video)

Kampionati norvegjez do të përfundojë edhe gjashtë javë, mirëpo titulli i kampionit tani i takon Rosenborgit.

Skuadra e Elbasan Rashanit ka shënuar fitore të rëndësishme 3:1 në udhëtim tek Molde dhe ka festuar titullin e kampionit.

Si gjithnjë Rashani ishte titullar në këtë sfidë, mirëpo pësoi një lëndim dhe u detyrua ta lë fushën në minutën e 26-të.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shqiptarët nëpër botë

Pas 25 ndeshjeve të luajtura, Rosenborgi zë pozitën e parë me 62 pikë të tubuara, duke shënuar 19 fitore ka barazuar në pesë takime dhe ka pësuar vetëm një humbje.

Në 18 ndeshje të luajtura për Rosenborgin në kampionat, Rashani ka realizuar tre gola dhe ka bërë gjashtë asistime për bashkëlojtarët e tij.

Ndërkohë 23-vjeçari ka qenë protagonist edhe në Kupën e shtetit duke shënuar një gol dhe duke asistuar në një tjetër, derisa në Ligën e Evropës ka asistuar në dy gola. /Telegrafi/

Exit mobile version