Telegrafi

Futbollisti i kombëtares shqiptare në formacionin e vitit në Kroaci (Foto)

Paraqitjet e mira me skuadrën e RNK Split kanë bërë që mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Amir Rrahmani të futet në formacionin e vitit në Kroaci, të përzgjedhur nga gazeta më e madhe sportive në vend ‘Sportskih Novosti’.

Rrahmani pati paraqitje fantastike këtë edicion në kampionatin kroat të futbollit, me ç’rast në 7 javë ishte përzgjedhur në ekipin e më të mirëve. Ky sukses në vazhdimësi ka bërë që shumë skuadra europiane të interesohen për shërbimet e tij.

Mbrojtësi shtatlartë nga Prishtina është i tubuar me kombëtaren e Shqipërisë në Austri duke kërkuar një vend për në Evropianin e Francës, përcjellë  zëri.