Telegrafi

Futbollisti i Kombëtares rivalizon me muskuj Hulkun dhe CR7 (Foto)

Kombëtarja e Shqipërisë po zhvillon përgatitjet e saja në Austri para kampionatit evropian.

Djelmoshat e trajnerit italian, Gianni De Biasi janë duke u stërvitur intensivisht nga dy herë në ditë për të qenë sa më të përgatitur në Francë.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Herolind Shala ka postuar një foto në faqen e tij zyrtare ku shihet në një duel me Amir Rrahmanin.

Ai ka shkruar për stërvitjet që po mbanë Kombëtarja, por muskujt e tij të këmbës ngjajnë me ato të Cristiano Ronaldos dhe sulmuesit brazilian Hulk.

Forma fizike e Shalës duket e lartë por edhe ajo sportive pasi mesfushori nga Drenica ka luajtur gjithsej 33 ndeshje, duke shënuar shtatë gola por ka dhënë edhe shtatë asistime në të gjitha garat.

“Stërvitje intensive me Kombëtaren në Austri për të qenë sa më të përgatitur për evropian”, shkroi Shala në faqen e tij zyrtare. /Telegrafi/