Futbollisti anglez, Jack Wilshere, është intervistuar nga policia, pasi ishte pjesëmarrës në një përleshje në një klub në Londër.
Mesfushori i Arsenalit është i lënduar dhe nuk ka luajtur këtë sezon, ashtu që ka më shumë kohë të lirë për t’u argëtuar.
Në orët e hershme të mëngjesit të të dielës, 24-vjeçari është marrë në pyetje nga zyrtarët policorë – bën të ditur The Mirror.
Sipas njoftimeve, ai është zënë brenda lokalit dhe përleshja ka vazhduar jashtë.
Megjithatë, Wilshere i ka mohuara akuzat për sulm fizik ndaj një promovuesi klubesh. /Telegrafi/