Aktori i mirënjohur shqiptar, Vedat Bajrami, krahas angazhimeve të shumta në profesionin e tij, merret edhe me sport.
Ai tash e disa kohë punon si menaxher futbollistësh, ndërkohë që kohë më parë e ka sjell edhe një futbollist nga Afrika në Kosovë, raporton ‘sovrani.info’.
Fjala është për sulmuesin e FC Vushtrrisë, Guthier Mankenda.
Bajrami i njohur si Vedati i ‘Stupcave’, vite më parë e ka mundësuar kalimin e talentit kosovar, Edon Zhegrova te skuadra belge, Standard Liege.
Në të kaluarën, Bajrami është marrë me futboll aktiv teksa i ka ruajtur portat e disa ekipeve kosovare.