Celestino Babayaro është futbollisti më i ri që ka luajtur në histori të Ligës së Kampionëve.
Liga e Kampionëve është formati ku mblidhen dhe luajnë skuadrat më të forta evropiane, për të rivalizuar vetën dhe për të fituar kurorën e skuadrës më të mirë të vitit të Evropë.
Gjatë kësaj gare, shumë skuadra preferojnë të zbulojnë talent dhe t’i hedhin në arenën ndërkombëtare, ku ndër to është Anderlecht, e cila në listën prej 10-të futbollistëve më të rinj që kanë luajtur ka plot tre, shkruan Telegrafi.
Më i riu është nigeriani Celestino Babayaro, i cili ka debutuar përball Steauas me 16 vjet 2 muaj e 25 ditë, duke lënë pas vetes kroatin e talentuar, Alen Halilovic dhe belgun, Youri Tielemans.
Në listë ka edhe shumë futbollistë tjerë të talentuar, teksa i fundit është talenti i Juventusit, Moise Kean, i cili debutoi këtë sezon ndaj Sevillës, duke u bërë futbollisti i parë që luan në Ligën e Kampionëve që ka lindur në vitin 2000. /Telgrafi/
1.Celestine Babayaro (Anderlecht-Steaua) | 16 vjet 2 muaj 25 ditë | 1994/95
2.Alen Halilovic (Dinamo Zagreb-PSG) | 16 vjet 4 muaj 6 ditë | 2012/13
3.Youri Tielemans (Anderlecht-Olympiakos) | 16 vjet 4 muaj 25 ditë | 2013/14
4.Charis Mavrias (Panathinaikos-Rubin) | 16 vjet 7 muaj 29 ditë | 2010/11
5.Keneth Zohare (Copenaghen-Barcelona) | 16 vjet 8 muaj 19 ditë 2010/11
6.Moise Kean (Juventus-Sevilla) | 16 vjet 8 muaj 25 ditë | 2016/17
7.Bryan Cristante (Milan-Plzen) | 16 vjet 9 muaj 3 ditë | 2011/12
8.Aleksandr Pavlenko (Spartak Moscow-Feynoord) | 16 vjet 9 muaj 11 ditë | 2001/02
9.Roman Wallner (Sturm Graz-Inter) | 16 vjet 10 muaj 5 ditë | 1998/99
10.Anthony Vanden Borre (Anderlecht-Valencia) | 16 vjet 10 muaj 21 ditë | 2004/05