Telegrafi

Futbollistët me më shumë pasime të sakta në Ligën e Kampionëve këtë sezon, do befasoheni nga lista

Marco Verratti i prinë listës së futbollistëve që kanë bërë më shumë pasime të sakta këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Mesfushori i talentuar italian i PSG-së ka arritur të kompletoj plot 375 pasime të sakta, duke lënë pas vetes shumë futbollistë cilësor.

Pas futbollistit të kampionit francez vjen mesfushori i Sevillës, Steven N’Zonzi, i cili ka kompletuar 346 pasime të sakta, ndërsa në vend të tretë renditet mesfushori i Borussia Dortmund, Julian Weigl.

Lexo po ashtu Këta janë golashënuesit më të mirë të Ligës së Kampionëve këtë sezon

Gjermani ka arritur të kompletoj gjithsej 338 pasime të sakta, ndërsa pas tij renditen Koke dhe Jorginho, shkruan Telegrafi.

Mesfushori i Atletico Madridit ka kompletuar gjithsej 335 pasime të sakta, ndërsa ai i Napolit në vend të pestë vjen me 298 pasime të sakta. /Telegrafi/

Më shumë pasime të sakta këtë sezon në Ligën e Kampionëve:

Marco Verratti        – 375 pasime të sakta

Steven N’Zonzi        – 346 pasime të sakta

Jualian Weigl           – 338 pasime të sakta

Koke                           – 335 pasime të sakta

Jorginho                    – 298 pasime të sakta