Marco Verratti i prinë listës së futbollistëve që kanë bërë më shumë pasime të sakta këtë sezon në Ligën e Kampionëve.
Mesfushori i talentuar italian i PSG-së ka arritur të kompletoj plot 375 pasime të sakta, duke lënë pas vetes shumë futbollistë cilësor.
Pas futbollistit të kampionit francez vjen mesfushori i Sevillës, Steven N’Zonzi, i cili ka kompletuar 346 pasime të sakta, ndërsa në vend të tretë renditet mesfushori i Borussia Dortmund, Julian Weigl.
Gjermani ka arritur të kompletoj gjithsej 338 pasime të sakta, ndërsa pas tij renditen Koke dhe Jorginho, shkruan Telegrafi.
Mesfushori i Atletico Madridit ka kompletuar gjithsej 335 pasime të sakta, ndërsa ai i Napolit në vend të pestë vjen me 298 pasime të sakta. /Telegrafi/
Më shumë pasime të sakta këtë sezon në Ligën e Kampionëve:
Marco Verratti – 375 pasime të sakta
Steven N’Zonzi – 346 pasime të sakta
Jualian Weigl – 338 pasime të sakta
Koke – 335 pasime të sakta
Jorginho – 298 pasime të sakta