Telegrafi

Futbollistët që duhen ndjekur te Kosova dhe Anglia

Kosova do të mundohet ta vazhdojë serinë pa humbje, ku deri më tani nuk ka pësuar në 15 takimet e fundit.

“Dardanët” do të ballafaqohen gjatë mbrëmjes së sotme me Anglinë, me fillim në ora 20:45 në stadiumin e Southamptonit.

Mediat ndërkombëtare kanë këshilluar lexuesit e tyre që të përcillen për së afërmi dy lojtarë, ku te dytë luajnë në pozitën e sulmit.

Harry Kane realizoj “hat-trick” kundër Bullgarisë, ku dy prej tyre i ka shënuar nga pika e penalltisë. Vetëm një lojtar ka shënuar më shumë penallti për Anglinë sesa shtatë të sulmuesit të Tottenham Hotspurs.

Në anën tjetër, Vedat Muriqi po kalon nëpër një fazë të shkëlqyeshme duke shënuar gol në dy ndeshjet e fundit për kualifikueset e Kosovës – ku sa herë shtatgjati ka realizuar gol, “Dardanët” kanë shënuar fitore.

dryshe, Anglia është lider i grupit A me nëntë pikë, përkatësisht ka një më tepër se Kosova e vendit të dytë. /Telegrafi/