Telegrafi

Futbollistët prej ‘xhami’ – Nga Ronaldo te Bale e Cazorla, që më shumë qëndrojnë të lënduar se sa luajnë (Foto)

Bota e futbollit njeh shumë lëndime të futbollistëve, që mbesin me muaj të tërë jashtë fushave.

Lëndime të mëdha, nga ato të ligamenteve e deri te thyerjet.

Por fati i shumë lojtarëve është se këto lëndimi dinë të përsëriten dhe madje tua mbyllin edhe karrierën.

Në krye të listës është Santi Cazorla, që është operuar nëntë herë në ‘Thembrën e Akilit’.

Pas tij vjen Gareth Bale që prej kohës kur është te Real Madridi ka pasur 24 lëndime.

Lexo po ashtu Fati i keq i Cazorlas, tjetër lëndim dhe operim i detyruar: Nuk dorëzohem, do të kthehem të luaj futboll

Ronaldo dhe Robben janë po ashtu futbollistë që kanë pësuar dëmtime të shumtë gjatë karrierës.

Thomas Rosicky ka një rekord të pakapshëm nga të tjerët, pasi ka pasur 53 lëndime gjatë karrierës së tij.

Më poshtë i gjeni futbollistët që janë lënduar shumë herë në karrierën e tyre. /Telegrafi/

Santi Cazorla ka pasur nëntë ndërhyrje kirurgjikal. Që nga viti 2013 ai kur nuk ka qenë në 100 për qind

Gareth Bale ka pasur 24 lëndime si lojtar i Real Madridit

Sergio Asenjo ka këputur ligamentet katër herë gjatë karrierës  

Sa ishte në Inter, Ronaldo ka pësuar dy herë lëndim në ligamente

Marco Reus ka munguar në Kupën e Botës të vitit 2014, ai sezonin shkuar mungoi në 30 ndeshje të Borussia Dortmundit

Arjen Robben ka pasur nëntë dëmtime në dy vite . ai ka munguar në 130 ndeshje me Bayern Munichin prej se ka kaluar te kjo skuadër 

Futbollisti çek, Thomas Rosicky, ka pasut 53 lëndime në karrierën e tij 

Ilkay Gundogan ka pasur dy dëmtime të rënda. Ai ka lënduar shpinën dhe pastaj ligamentet

Thomas Vermaelen ka munguar në 100 ndeshje shkaku i dëmtimeve  

Sergio Canales është operuar dy herë në ligamentet e gjurit 

Marc Overmars u desh ta ndërpre karrierën shkaku i lëndimeve  

Pablo Aimar, la futbollin në vitin 2015 shkaku i lëndimeve 

Thiago Motta ka pasur disa herë probleme me lëndimet.  Në një kohë ai nuk mund t’i bënte dy ndeshje radhazi në La Liga 

Jonathan Woodgate mbeti jashtë fushave për një vit shkaku i dëmtimeve muskulore