Thiago Motta është futbollisti me më shumë pasime të sakta në pesë ligat më të forta evropiane këtë sezon
Mesfushori italian i Paris Saint-Germain është futbollisti më i mirë në botë sa i përket kompletimit të pasime të sakta në pesë ligat më të mëdha evropiane, pasi ka kompletuar plot 668 pasime të sakta këtë sezon.
Futbollisti i PSG-së ka arritur të lë pas vete emra tjerë të mëdhenj, si Jordan Henderson i Liverpoolit, Sokratis Papastathopulos i Borussia Dortmund, Benjamin Andre i Nices dhe mesfushorin e Napolit, Marek Hamsik, transmeton Telegrafi.
Jordan Henderson në vendin e dytë është më shumë se 100 pasime më pas se Motta, pasi ka kompletuar 508 të tilla, teksa me po kaq pasime të sakta renditet pas tij, greku i Dortmund, Papastathopulos.
Befasi e kësaj liste mund të jetë futbollisti i skuadrës franceze, Nice, Benjamin Andre, i cili ka bërë 499 pasime të sakta, duke lënë pas vetes kapitenin e Napolit, që ka kompletuar 494 pasime të sakta. /Telegrafi/
Futbollistët me më shumë pasime të sakta:
Thiago Motta – 668 pasime të sakta
Jordan Henderson – 508 pasime të sakta
Sokratis Papastathopulos – 508 pasime të sakta
Benjamin Andre – 499 pasime të sakta
Marek Hamsik – 494 pasime të sakta