Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë një fitore të madhe 5-0 ndaj San Marinos në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.
Kuqezinjtë me fitoren e arritur mbrëmë në ‘Elbasan Arena’ kanë kaluar në pozitën e dytë në grup.
Por para fillimit të ndeshjes, lojtarët e Kombëtares kanë zbritur në nxehjen e zakonshme me fanella ‘Forca Ylli, mos u dorëzo’.
Ky mesazh i tyre ka qenë për ta përkrahur fizioterapeutin e Kombëtares së Shqipërisë, Ylli Mihali i cili është prekur nga COVID-19 dhe nuk është në gjendje të mirë.
Gjesti i futbollistëve shqiptarë është vlerësuar lartë nga tifozët. /Telegrafi/