Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar fitore ndaj Azerbajxhanit, me rezultat dominues 4-0.
Kështu, Kosova ka arritur kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës D në Ligën e Kombeve, që shënon një arritje historike të sportit tonë.
Pas mbarimit të ndeshjes dhe konferencave për shtyp, futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës janë akomoduar në “Hotel Emerald”.
Ata kanë festuar së bashku fitoren në një ceremoni pas ndeshjes, ku janë dëfryer e kanë kërcyer së bashku nën ritmet e muzikës popullore.
Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar një video në faqen e saj zyrtare në Facebook, ku shfaqen futbollistët së bashku teksa shijojnë fitoren.
Njëra video, i shfaq ata në autobus rrugës për në “Emerald”, teksa këndojnë së bashku këngën “Shqipëri o nëna ime”. /Telegrafi/
Më pas, ata vallëzojnë së bashku në sallën e sallën e hotelit.
Më shumë nga të gjithë vërehen të entuziazmuar lojtarët Vedat Muriqi dhe Donis Avdijaj, të cilët hedhin valle së bashku.
Atdhe Nuhiu e Shkumbin Demhasaj po ashtu duket të kenë shijuar në maksimum atmosferën, pasi kanë kënduar e kërcyer së bashku me këngë popullore. /Telegrafi/