Futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës dhe kombëtares së Ukrainës kanë dal në tapetin e fushës “Loro Boriçi”.
Kosova do të luaj ndaj Ukrainës në takimin e parafundit të grupeve në kuadër të kualifikimeve për botërorin “Rusia 2018”.
Ky takim pritet të filloj nga ora 20:45, por lojtarët e të dy ekipeve kombëtare kanë dal në fushë.
Futbollistët e Kosovës dhe ata të Ukrainës kanë vërshuar fushën e “Loro Boriçit” për t’i kryer nxehjet para fillimit të ndeshjes.
Në fotot e Telegrafit shihen kushtet e rënduara të terrenit për shkak të reshjeve të mëdha të shiut.
Edhe numri i tifozëve në tribuna është minor, si nga ana e “Dardanëve” ashtu edhe të atyre ukrainas. /Telegrafi/