Site icon Telegrafi

Futbollistët e Kosovës dhe Halil Kastrati fillojnë ndërtimin e një shtëpie për një familje në nevojë

Futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës javë më parë kanë grumbulluar një shumë prej 25 mijë eurove për ta ndërtuar një shtëpi për një familje në nevojë.

Yjet tanë në bashkëpunim me shoqatën ‘Jetimat e Ballkanit’ kanë vendosur ndërtimin e një shtëpie.

Lexo po ashtu Djelmoshat e Kosovës i dhurojnë 25 mijë euro për ‘Jetimat e Ballkanit’, do të ndërtohet një shtëpi me këto para

Futbollistët kanë shkuar tek familja dhe i kanë kumtuar lajmin për ndërtimin e një shtëpie të re.

Kapiteni Samir Ujkani, Milot Rashica dhe Mergim Vojvoda së bashku me zv-trajnerin Muharrem Saitin dhe humanistin Halil Kastrati ishin mysafirë te shtëpia e rrënuar e tyre dhe ua dhanë lajmin e gëzueshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version