Telegrafi

Futbollistët e Kombëtares Shqiptare hapin fond për t’i ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti

Nismës së ndihmave për familjet e prekura nga tërmeti i janë bashkuar edhe futbollistët e Kombëtares Shqiptare, të cilët kanë hapur një fond për të kontribuuar.

Orët e para të së martës ishin fatale për shqiptarët, pasi ndodhën disa tërmete të mëdha, të cilat shkaktuan vdekje dhe shumë dëme materiale.

Me të dëgjuar për këtë, të gjithë shqiptarët nga e gjithë bota janë mobilizuar në ndihmë të të prekurve, ndërsa nismës tashmë i janë bashkuar edhe lojtarët e Kombëtares Shqiptare.

Lexo po ashtu Etrit Berisha flet për mediat italiane: Në Kosovë kanë hapur shtëpitë për njerëzit e prekur nga tërmeti

Në rrjetet sociale apo më saktë në profilet e tyre private shumë nga lojtarët kanë shpërndarë thirrjen e tyre ku shqiptarët mund të japin kontributin e tyre.

“Ne, djemtë e ekipit Kombëtar Shqiptar kemi ndërmarrë nismën për të kontribuar financiarisht për të prekurit nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Shqipërinë”.

“Ftojmë të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen të kontribuojnë në llogarinë e hapur nga grupi”.

“Ne jemi një skuadër e pandarë dhe së bashku do t’i kalojmë këto momente të vështira për vendin tonë”, shkruajnë djemtë kuqezi në faqet e tyre.

Ata më poshtë gjithashtu kanë publikuar edhe të dhënat ku secili mund të japë kontributin.

      Monedha: LEK

Union Bank     Swift Code UNALALTR

IBAN: AL79214111060117141628020118

      Monedha: EUR

Union Bank     Swift Code UNALALTR

IBAN: AL73214111060117141628020129

       Monedha: USD

Union Bank     Swift Code UNALALTR

IBAN: AL67214111060117141628020140

/Telegrafi/