Djelmoshat kuqezi kanë mbërritur në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku janë pritur nga ministri Ditmir Bushati.
Ky i fundit ka falënderuar lojtarët për paraqitjen e bërë në Kampionatin Evropian.
Lojtarët do të marrin pasaportat diplomatike nga ministri. Tashmë kanë filluar procedurat.
Emrat e lojtarëve janë shkruar në një dokument të madh dhe do të nënshkruhen nga të gjithë lojtarët që ishin në Francë dhe stafi teknik.
Në emër të lojtarëve ministrin e ka falënderuar kapiteni Lorik Cana. /Telegrafi/